Me telefon në dorë, qytetari nga Skrapari është përballur me dibranin dhe i ka kërkuar atij llogari se përse ka shkuar që të presë dru atje.Qytetari në Skrapar19 Qershor, 2021 21:11
SKRAPAR– Një qytetar nga Dibra ka udhëtuar drejt fshatit Prishtë të Skraparit, për të prerë dru. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga banorët, pasi sipas tyre pylli është “prona e tyre” dhe jo e të “huajve” dhe e qytetarëve të qyteteve të tjera.
Me telefon në dorë, qytetari nga Skrapari është përballur me dibranin dhe i ka kërkuar atij llogari se përse ka shkuar që të presë dru atje.
Qytetari nga Skrapari kërkoi me ngulm që të dijë se kush e ka sjellë atë nga Dibra deri aty, por ky i fundit nuk tregon asgjë. Pamjet janë publikuar nga JOQ.
Pjesë nga biseda mes dibranit dhe disa skraparllinjve:
Skraparlliu: Për kë firmë punoni? Halli zgjidhet me atë që kapet ne vend të botës.
Dibrani: Po jo re ku e zgjidha unë nga Dibra dhe erdha këtu në mal?
Skraparlliu: Nga Dibra erdhe këtu në mal? Kush të ka punësuar, të vij unë në Dibër si të duket ty?
Dibrani: Po hajde!Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Skraparlliu: Më lejon ti mua të pres dru?
Dibrani: Mund të vish por të sjelli dikush. Me kokën tënde nuk vjen dot.
Skraparlliu: Mirë o vëlla kush të paguan.
Dibrani: Ai burri botës.
Skraparlliu: Kush?
Dibrani: Po ju e dini se kush.
Skraparlliu: Ne nuk e dimë, ne prandaj erdhëm këtu. Të gjetëm ty edhe atë tjetrin.
(F.m/dosja.al)