Shkrim nga Besnik Alku:
Këto ditë në New York do të mbahet një protestë kundër ndërtimit të HEC Skavica. Një ide e mirë, pasi organizohet në kryeqendrën e botës, dhe ku jeton një komunitet i madh Dibranësh. Ka vite që flitet për Skavicën dhe ka po aq vite që individë, personalitete, publicist, shoqata, grupe intelektualësh kanë botuar apo organizuar protesta kundër ndërtimit të HEC Skavica. Shumë mirë që janë bërë gjithë këto gjëra me një qëllim që është ngritja e zërit kundër HEC dhe në mbrotje të të drejtës së Dibranëve dhe Dibrës. Deri më sot dukej që nuk ka qenë ndonjë nismë serioze, sepse gjithmonë ishte qeveria Shqiptare në mes, dhe kur nuk ke një qeveri serioze dhe cështja nuk merret seriozisht. Tashmë duket se gjërat janë më seriozë me ofrimin e investitorit Amerikan. Unë po jap disa opinione se si të jemi më të qartë për procesin e ndërtimit të HEc Skavica. Cështja e parë, duhet me qenë të pregaditur për dy skenare: 1. Jo, Hec Skavica nuk do të ndërtohet. 2. Po, HEc Skavica do të ndërtohet. Skenari 1: Jo, Hec Skavica nuk do të ndërtohet. Individë apo grupe që janë krijuar deri më tani janë më shumë emocional, dhe nuk kanë një strategji apo plan veprimi për të kundërshtuar. Falë njohjeve të tyre apo mbështetjes që kanë, apo aksesit në media kanë bërë edhe ato aktivitete kundërshtuese që janë bërë. Por këto nuk mjaftojnë, dhe sigurisht që përvec se zhurmës, nuk kanë ndonje efekt tek politikbërësi që është edhe vendimarrës apo ke investitori. – E para duhet të krijohet një strukturë e mirëorganizuar me përfaqësues nga të gjitha grupet e interesit që janë kundër HEC (përfaqësues të banorëve, bizneseve, intelektualë, shoqata, media, publicist, emigrant, politikanë, etj). Ky grupin duhet të ketë një emër, Aleanca kundër HEC Skavica, apo dicka tjetër. Kjo strukturë duhet të ketë një mission të qartë të punës së tij, duhet të ketë besimin e njerëzve, dhe të jenë të guximshëm në misionin që kanë marrë, si dhe të pakorruptuar. – E dyta, Ky grup duhet të përzgjedhë një grup ekspertësh dhe specialist që të analizojnë me tregues teknikë dhe profesionalë të gjitha dëmet që sjell ndërtimi i HEC, të pregadisin një document studimor për këtë qëllim, i cili të jetë i krahasur me studimin e fizibilitetit që kanë paraqitur qeveria pro ndërtimit të HEC. Ky studim duhet të jetë me fakte dhe shifra për të demostruar të kundërtën dhe të jetë i matshëm dhe real. Psh., një fakt se nëse miliona Euro që investohen në ndërtimin e HEC, do investoheshin në bujqësi dhe agro turizëm për zonën e Dibrës, kush do të ishte më ekonomik dhe më social? – E treta, kjo strukturë ose ky grupim duhet të ketë një plan avokimi dhe masash të qarta që të kundërshtojë qeverinë dhe vendimarrësit, që nga format paqësore demokratike (pedicione, protesta, rezolutë në parliament, etj.), në masat ekstreme demokratike që kapin ngushtë politikën (si psh., të gjithë anëtarët e PS të braktisin partinë, dhe në votime masivisht kundër të majtës, apo masa të tjera të ngjashme kjo edhe për të djathtën nëse është vendimarrëse), dhe pastaj një fushatë e mirëorganizuar mediatike ku të trasmetohet mesazhi i saktë (jo njëri thumbit e tjetri patkoit), të lobohet në institucionet dhe forumet vendase dhe të huaja, dhe të ketë një forcë kërcënuese personale dhe politike për të gjithë vendimarrësit (këtu sic thotë shkrimtari i madh Agron Tufa ke fabula Rasa, duhet të përdoren metoda vence, sic i ka hije popullit të Dibrës). Kjo lloj presioni duhet të bëhet edhe jashtë Shqipërisë nga grupi apo përfaqësuesit e kësaj structure në Amerikë apo kudo ku ka aktivistë. Skenari i dytë: Po, do të ndërtohet HEC Skavica, për këtë duhet që të mbahet një qëndrim, dhe të hartohet një strategji që Dibranët të dalin me sa më pak hubje nga ndërtimi i kësaj vepre? Si në skenarin e parë, gjithmonë duhet të ketë të mirëorganizuar strukturën që do të përfaqësojë dhe mbrojë banorët e Dibrës nga HEC Skavica. Struktura është ajo që thamë në skenarin e parë. Kjo strukturë duhet të: – Të mbrojë alternativat që ndërtimi i HEC të sjellë sa më pak dëme. Kjo arrihet pas një procesi transparent dhe pjesëmarës të përfaqësuesve të kësaj structure në zgjidhjet teknike që jep kompania dhe qeveria për tipin dhe zgjidhjet teknike që jepen për HEC. Pra në proceset e dhënies të alternativave të shkohet tek alternativa që bën sa më pak dëm, që mund të jetë një HEC me 3 diga dhe me 3 liqene të vogla, jo një digë dhe një liqen i madh. Këtu duhet të presion mbi kompaninë dhe qeverinë që të hapen konkurse për të dalë me disa alternativa teknike të HEC. – Të mbrojë të drejtat e Dibranëve si në aspektin social, ekonomik, mjedisor, politik për ato banorë që do të preken direct dhe për banorët që nuk preken direk por indirect. A) Banorët që preken direct: – Vlerësimi i pronës të jetë real, duhet të këmbëngulet. Kjo do të thotë se në listën e pronës të shkruhet tokë arë, kaq dynim, në pronësi të xxx familje, dhe tokë pyll kaq ha, dhe në pronësi të xxx familje. Në një kolonë tjetër të shënohet nëse janë më document pronësie apo pa document pronësie, dhe masa e kopensimit të jetë për atë pronësi që ke në të vërtetë jo për atë që ke apo nuk ke dokumente. – Kopensimi duhet të jetë në disa mënyra: o e para të kërkohet një kopensim sipas rregullave komerciale të tregut në Shqipëri apo në botë, kur zhvillohet një pronë e cila ndryshon destinacion. Kjo do të thotë që banorët e prekur të jenë aksionerë në veprën e ndërtuar në % që ju takon. Për të negociuar për këtë duhet të përzgjidhen kompani biznesi që meren më këtë punë, për të dalë në modalitetet e pranuara. Psh., pse në Tiranë kur ndërtohet një pallat i zoti i pronës merr 25-35% të pallatit, pse dhe banorët e kësaj zone mos jenë aksionerë në HEC? o E dyta të kërkohet një mënyrë kopensimi sipas traditës në Dibër apo vence, që kur zihet një sipërfaqe toke për ndërtim, kompensohet me të njëjtën sasi toke diku tjetër me të njëtat kushte, nëse është më e keqe në raport 2 ose 3 herë më shumë. Pra, të kërkohet që nëse këto banorë të lëvizin të ikin diku në luginën e lumit Erzen, Tiranë, Shkumbin, apo diku tjetër dhe të kopensohen si me tokë arrë, kodrinë, pyll apo tejtër me raporte që do bien dakord. Kopensimi i shtëpive apo pasurisë tjetër sipas normave dhe kokë më kokë. Pra nëse ke humb shtëpi, të marrësh shtëpi, nëse ke humb plantacione me fruta të marësh plantacione me fruta, etj.