Netanyahu: Shqiptarët myslimanë, të vetmit që na mbrojtën

Netanyahu: Shqiptarët myslimanë, të vetmit që na mbrojtën
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi sot se Shqipëria ishte i vetmi vend që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje që u mbrojt, u rrit dhe nuk u pakësua. “U rrit sepse shqiptarët, muslimanët shqiptarë në frymën e moderimit, tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenjë që asokohe jetonin në Shqipëri dhe mikpritën shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni, kjo është histori që bota duhet ta njoh, të frymëzohet nga roli moral të Shqipërisë gjatë orëve të errëta të historisë”, theksoi Netanjahu. Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në Parlamentin Izraelit, u ndal te ndihma që shqiptarët dhanë për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë: “Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë. Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”.