Nesër, sfida e 11 e kategorisë së parë, burreli vs Pogradeci

Nesër, sfida e 11 e kategorisë së parë, burreli vs Pogradeci
Të premten e 7 Nëntorit do të zhvillohet e vetmja ndeshje e javës së 11 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, ajo mes Burrelit dhe Pogradecit. Kjo sfidë i paraprin ndeshjeve të tjera që do të luhen të shtunën. Ndërkohë, përballja pritet të jetë e vështirë për shkak të synimeve të të dyja skuadrave. Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj kërkon rikthimin tek fitorja pas dy barazimeve radhazi të mbajtura ndaj Lushnjës në “Liri Ballabani” dhe ndaj Ilirisë së Fushë Krujës. Skuadra ka zhvilluar pa ndërprerje seancat stërvitore për të qenë në formën më të mirë të mundshme ndaj liqenorëve. Sakaq, kjo përballje do të jetë një sfidë tjetër e trajnerit Nikaj pasi e ka drejtuar më parë ekipin e Pogradecit. Por jo vetëm trajneri, edhe mbrojtësi i ekipit matjan, Patrik Fetaj është i bindur që ekipi i Burrelit do të marrë tri pikë të plota në këtë përballje. Fetaj shtoi se skuadra është e kompletuar dhe se tashmë do të rikthehet tek fitorja. Ekipi i Pogradecit mban vendin e 8 në renditjen e përgjithshme pas 10 javëve me 18 pikë të grumbulluara kampionat, ndërsa Burreli ndodhet në vendin e pestë me 13 pikë.