
Ekipi i Burrelit do të zhvillojë të Mërkurën ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit pasi pas 13 vitesh kjo skuadër luan për play off për të dalë në superligë. Nisur nga kjo të gjithë janë në ankth nëse skuadra do ta kalojë edhe këtë sfidë për tu vendosur më pas përballë vendimtares, skuadrës që do të dalë e 8 nga liga elitë pas mylljes zyrtarisht të kampionatit. Matjanët kanë udhëtuar që të martën drejt kryeqytetit për të qenë sa më në formë të mërkurën në Elbasan Arena. Trajneri Renato Hoti ka dhënë udhëzimet e nevojshme skuadrës, duke i motivuar ato maksimalisht për këtë përballje. Në skuadër ka optimizëm për shkak të rikthimit edhe të dy lojtarëve që ishin munguan në përballjen e fundit me Dinamon. Kjo e bën teknikun Hoti edhe më të sigurtë për fitore. Fryma e bashkëpunimit në skuadër është një tjetër arsye për të arritur një sukses të tillë pas më shumë se një decade. Përballja mes Burrelit dhe Tomorit të Beratit do të luhet të Mërkurën në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit.