Nesër ndeshja me Pogradecin, Dedgjonaj: Do të bëjmë detyrën
Ekipi i futbollit Burreli do të presë të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” skuadrën e Pogradecit për llogari të javës së tetë të kampionatit të kategorisë së parë. Matjanët synojnë një tjetër fitore pas asaj të marrë një javë më parë në transfertë ndaj ekipit të Tuirbinës së Cerrikut me rezultatin 2 me 1. Por kjo nuk i ka bërë djemtë aspak euforik, përkundrazi janë me këmbë në tokë. Qendërmbrojtësi Aleks Dedgjonaj thotë se nuk ka vend për eufori pasi ekipi i merr ndeshjet një e nga një, duke mos u ndikuar aspak nga rezultatet e ndeshjeve të kaluara. Dedgjonaj beson që do tja dalin mbanë edhe ndaj një ekipi me traditë në kategorinë e parë siç është Pogradeci.
Ndeshje mes Burreli dhe Pogradecit do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Liri Ballabani”.