
Kategoria e parë në futboll do të luajë të enjten ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik. Matjanët do ta mbyllin vitin 2020 për këtë sezon në transfertë me Orikun. Ndërkohë tashmë është bërë tyraditë që skuadra nuk ndikohet aspak në rezultat që kalojnë, porn is menjëherë përgatitjen për sfidën e radhës.
Kështu si duke matjanët e kanë harruar barazimin në shtëpinë e tyre ndaj Dinamos dhe e gjithë energjia apo vëmendja është përqendruar në takimin e të enjtes ku do të kenë përballë ekipin e Orikut. Trajneri Samuel Nikaj dhe stafi teknik kanë kërkuar nga djemtë angazhim e vlerësim maksimal për kundërshtarin. Askujt në skuadër nuk do t’i lejohet nënvlrerësimi i asnjë kundërshtari pasi të gjithë janë njëlloj në përballje. Me këto udhëzime u mbyll edhe stërvitja të Mërkurën.
Këto javë kampionat kanë treguar që matjanët i kanë përballuar me vështirësi ekipet e vogëla, ndryshe nga ekipet e mëdha. Kujtojmë këtu fitoren minimale me Vorën apo barazimin që i mbajti Erzeni i Shijakut. Ndërsa ndeshja më e fortë e javës pritet të jetë ajo mes Dinamos dhe Korabit të Dibrës.