Nesër mbyllen regjistrimet në gjimnaze

0

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit regjistrimet në shkollat e mesme po bëhen në periudhën 1 deri me 15 Korrik, e jo në fillim të muajit Shtator siç bëhej më parë. Gjimnazet kanë hapur dytert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë mbaruar arsimin parauniversitar dhe që duan të vazhdojnë studimet në shkollën e mesme. Në gjimnazin “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit deri këtë të martë janë regjistruar rreth 90 nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkolle. Drejtoresha e këtij institucioni, Valbona Kola, tha se regjistrimet mbyllen të mërkurën, e pas kësaj date nxënësit nuk do të kenë më mundësi regjistrimi.

Ndërkohë në gjimnazin “28 Nëntori” deri me datë 14 Korrik janë regjistruar rreth 55 maturant. Regjistrimet janë bërë në katin e parë të godinës duke respektuar edhe regullat e mbrojtjes ndaj Covid-19. Në muajin shtator do të kenë mundësi të regjistrohen vetëm ata të rinj që do të kalojnë provimet e vjeshtës.