Neser Mati Voton/ Shpëndahen materialet zgjedhore në Bashkinë Mat.
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit, KZAZ 16 në Mat ka shpërndarë materialet zgjedhore në qendrat e votimit.
Komisionerët e 47 qendrave u paraqitën pranë KZAZ 16 që është e vendosur në pallatin e sportit “Ferit Hysa” të qytetit të Burrel dhe bënë tërheqjen e materialeve zgjedhore për votimet e së dielës.
Janë rreth 26,700 qytetarë me të drejtë vote që kanë mundësinë të zgjedhin të dielën mes tre kandidatëve që garojnë për drejtuesin e ri të Bashkisë Mat, Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i pavarur që mbështetet nga opozita dhe Suzana Pasha e pavarur.
Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2023 kanë marrë pjesë në zgjedhje për kreun e Bashkisë Mat 13,961 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës 13,169 qytetarë.
Shpëndarja e materialeve u bë paprobleme ku nuk u konstatuan mungesa në documentacion apo probleme që lidhen me komisionerët.
Të dielën e 9 nëntorit, qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 18:00 të pasdites.