Nesër luhet “derbi” Burreli-Korabi. Alcani: “Ftoj tifozët të na mbështesin”

0

Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të zhvillojë nesër në stadiumin “Liri Ballabani” ndeshjen më të rëndësishme të luajtur deri tani pasi vjen pas një momenti jo të mirë të skuadrës dhe ka përballë kryesuesin e grupit, Korabin e Dibrës. Por për trajnerin i cili ka vetëm 5 ditë në drejtim të skuadrës, Alert Alcani, djemtë janë të motivuar fuqimisht qoftë fizikisht e qoftë moralisht për ta fituar këtë përballje.

Por trajneri Alcani kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë e cila për të është lojtari i 12 në fushën e gjelbërt. Ai kërkon mbështetjen e sportdashësve matjan për t’i dhënë kurajo skuadrës në fushë e për të fituar ndeshjen.

Ndeshja mes Burrelit dhe Korabit do të luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.