Nesër, Laçi – Burreli, Nikaj: ndeshje e vështirë por shkojmë për rezultat pozitiv

Nesër, Laçi – Burreli, Nikaj: ndeshje e vështirë por shkojmë për rezultat pozitiv
Ekipi i futbollit “Burreli” do të përballet të shtunën në një nga transfertat e vështira, pasi do të ndeshet në transfertë me ekipin e “Laçit” që vjen nga superliga dhe është një nga ekipet pretendente për tu ringjitur brenda këtij sezoni sërish në ligën superiore. Skuadra laçjane në përfundim të 7 javëve të para të këtij kamopionati mban vendin e dytë në tabelën klasifikuese me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa në krye vijon të qëndrojë Skënderbeu me 19 pikë. Ndërkohë, Burreli renditet i katërti me 11 pikë. Skuadra matjane ka marrë udhëzimet e fundit këtë të premte për t’i paraprirë ndeshjes së të shtunës ndaj Laçit. Trajneri Samuel Nikaj vlerëson ekipin kundërshtar si të vështirë por nga ana tjetër thotë se djemtë do të kërkojnë rezultat pozitiv, ashtu siç kanë bërë në çdo ndeshje të luajtur deri më tani. Nikaj kërkon nga të tijët që të luajnë pa asnjë presion dhe me frymë grupi e në këtë mënyrë, sipas tij edhe me pak fat vjen rezultati pozitiv. Ndeshjet e tjera që do të luhen të shtunën janë Pogradeci – Kastrioti dhe Kukësi – Luftëtari.