Nesër, Burreli - Skënderbeu, Gjoka: vlerësojmë kundërshtarin, por nuk i trembemi

Nesër, Burreli - Skënderbeu, Gjoka: vlerësojmë kundërshtarin, por nuk i trembemi
Të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 12 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Skuadra e Burrelit do të presë kryesuesin e kësaj kategorie që është Skënderbeu i Korçës. Ndeshja e cila do të luhet në fushën e stadiumit “Liri Ballabani” ka marrë vëmendjen maksimale nga kampi matjan i cili ka zhvilluar seanca të ngjeshura stërvitore. Këtë të shtunë skuadra mori udhëzimet e fundit nga stafi teknik ndonëse në një mot të papërshtatshëm me reshje shiu e temperatura të ulta. Drejtori Teknik i Klubit të Futbollit “Burreli”, Klevis Gjoka tha se kundërshtari është vlerësuar maksimalisht duke qenë se është një ekip jo vetëm që mban vendin e parë, por ka kualitet të lartë. Megjithatë, Gjoka u shpreh se skuadra e Burrelit nuk i trembet dhe se djemtë do të luftojnë për rezultat maksimal. Mungesa e lojtarëve në formacionin bazë nuk është aspak pengesë për skuadrën matjane, pasi drejtori teknik Klevis Gjoka thotë se cilësia e lojtarëve është e njëjtë si në stol ashtu edhe në fushë. Të gjitha ndeshjet e javës së 12 do të luhen të dielën në orën 13 e 30 minuta.