Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të luajë këtë fundjavë një tjetër sfidë të vështirë në stadiumin “Liri Ballabani”.
Ekipi matjan do të presë në javën e 14 ekipin e Vorës i cili deri tani ka rezultate shumë më të mira se Burreli.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Klevis Hima pritet të bëjë maksimumin për tu rikthyer tek fitoret në shtëpi pas barazimit të mbajtur javën e kaluar ndaj ekipit të Kastriotit.
Megjithatë sfida pritet të jetë tepër e fortë pasi Vora synon një nga vendet e kreut të tabelës pasi edhe pse ndodhet në vendin e pestë është vetëm tri pikë larg vendit të dytë që kalon direkt në superligë.
Gjithsesi, djemtë matjan janë të vendosur për të dhënë maksimumin në këtë përballje për të marrë pikët maksimale në mënyrë që t’i shkëputen vendit të 9 në të cili ndodhen aktualisht.
Përballja Burreli – Vora luhet nesër në orën 13:30 në stadiumin “Liri Ballabani” ndërsa stafi teknik dhe klubi ftojnë tifozët për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.