Ballina SPORT Nesër Burreli kryesues sfidon ekipin e Partizanit B

Nesër Burreli kryesues sfidon ekipin e Partizanit B

0

Ekipi i futbollit Burreli do të presë këtë të shtunë në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin Partizani B për tu përballur për llogari të javës së tretë në garën e kategorisë së parë në futboll. Matjanët shkojnë në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi, një të marrë në ndeshjen e parë ndaj Veleçikut të Koplikut dhe në transfertë ndaj Vorës. Por gjithsesi, drejtues të stafit teknik janë shprehur se skuadra qëndron me këmbë në tokë dhe se vlerëson çdo kundërshtar maksimalisht. Këtë të premte matjanët kanë marrë udhëzimet e fundit para ndeshjes së të shtunës. Duke qenë se skuadrës do t’i mungojë lojtari i 12 në shkallët e stadiumit, stafi teknik ka kërkuar nga futbollistët eleminimin e çdo gabimi.
Ndeshja mes Burrelit dhe Partizanit B, do të luhet në orën 14:00 në stadiumit e qytetit të Burrelit, “Liri Ballabani”.

Exit mobile version