Nesër, Burreli – Apolonia luhet në “Liri Ballabani”

Nesër, Burreli – Apolonia luhet në “Liri Ballabani”
Të shtunën e 17 Janarit të gjitha ekipet e kategorisë së parë do të zbresin në stadiume për të rinisur kampionatin e futbollit 2025 – 2026. Në javën e 18 të këtij sezoni, ekipi i futbollit “Burreli” do të presë në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Apolonisë së Fierit, në një ndeshje cila pritet të dhurojë emocion dhe rezultat. Për dejtmë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj, kjo ndeshje do të hapë sipaërin e rezultateve pozitive për vitin e ri kalendarik, për t’i dhënë një shtësë më shumë skuadrës drejt një sezoni të suksesshëm. Futbollisti Albi Xhabrahimi është optimist se ai vetë dhe kolegët e tij do të japin maksimumin në këtë përballje dhe se do të dalin me tri pikë të plota në përfundim të lojës. Ndonëse në formacion do të ketë disa mungesa për shkak të gripit sezonal, kjo nuk pritet të ndikojë në frymën e përbashkët për të marrë pikët maksimale. Burreli dhe Apolonia vijojnë të jenë në rivalitet për shkak të pikëve të përfaërta që kanë deri në javën e 17 ku matjanët kanë siguruar 23 pikë dhe pozicionohen në vendin e 6 ndërsa fierakët 22 pikë dhe pozicionohen në vendin e 7.