Ballina POLITIKE Nënprefekti Muliu: Situata shqetësuese, 22 vetë në karantinim

Nënprefekti Muliu: Situata shqetësuese, 22 vetë në karantinim

0

Nëprefekti i Bulqizës Avni Muliu shprehet për situatën e të prekurve nga Covid-19 në bashkinë e Bulqizës. Sipas Muliut aktualisht në këtë Bashki rezultojnë 7 persona pozitivë për koronavirus ndërsa 22 të tjerë janë të karantinuar. Të prekurit punojnë në institucione të ndryshme si shkolla, kopshte, punonjës rendi, personel spitalor, por dhe qytetarë të thjeshtë.
Sipas nenprefektit Muliu situata është shqetsuese. Sipas tij qytetarët nuk po i respektojnë aq sa duhet rregullat e vëna nga qeveria, si në mbajtjen e maskave po ashtu dhe në distancimin nga njëri-tjetri.
Nënprefekti i Bulqizës, Muliu gjen rastin të bëjë edhe një herë një apel për të gjithë qytetarët që që të respektojnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë per fashën orare që ndalon qarkullimin e njerëzve nga ora 22:00 deri në oren 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër, përndryshe shkelesit do të ndëshkohen me gjoba.

https://youtu.be/_wJs20FqzG0

Exit mobile version