Nëna nga Bulqiza që kërkon një thes miell!

Nëna nga Bulqiza që kërkon një thes miell!

Teksa po kthehesha nga Bulqiza për në Tiranë, pas një dasme që kishim në Bulqizë, në Klos na del përpara një nënë, e cila kërkonte lëmoshë. Ajo shtrinte dorën nga cepi i rrugës drejt makinave që kalonin në rrugë.

Ndaloj! Bejmë gati ca lekë me shoqen e mirë Enkeleda Cami për t’ia dhënë. Hap dritaren e makinës dhe zgjas dorën.

“Për një thes miell o nënë, kam fëmijët në shtëpi, dhe që mbrëmë s’kemi më çfarë hamë.”

Të prekte zemrën ai zë dhe ajo fytyrë e asaj nëne.
E pyes ku e blen thesin e miellit. Më tregon se është pak më larg se ku kishim ndaluar.
E ftoj të hipë në makinë dhe të na çoj tek vendi ku e blen miellin.
Hipën në makinë dhe shkojmë tek dyqani, i cili ishte pa hyrë në Klos qytet. Zbritëm, i bleva thesin e miellit, ndërsa shoqja ime Enki, vendosi t’i gjëra bazike, si makarona, oriz, vaj, kripë, kafe, etc. Në sasi që mund t’i zgjasin për javë të tëra.

Nëna mes bekimesh e lotësh na tregon se jetonte shume larg nga rruga nacionale dhe se dalja në rrugë për të kërkuar lëmoshë nga makinat që kalonin, ishtë bërë e zakonshme, si e vetmja zgjidhje për të siguruar ushqim e bukë për të ngrënë. Na tregoi se ndihma sociale që merrte nga Bashkia ishte e pakonsiderueshme, ndërsa në shtëpi mbante fëmijë të sëmurë.

Këtë histori e konfirmova edhe me personin që shiste në dyqan, e po ashtu edhe me nje banor tjetër të zonës. Ata më treguan se (nëna nuk ishte e pranishme për të dëgjuar bisedën), se kjo ishtë një familje e këputur me plot kuptimin e fjalës. Varfëria ishte këmbëkryq në sofrën e tyre plot me halle! Konfirmova historine dhe shkëmbyem kontaktet me zotërinë e dyqanit, (nëna se ka një tel) se sa herë nëna të shkonte ai do ia jepte thesin me miell, dhe lekët do ia siguroja unë.

Këtë ia tregova dhe nënës, e cila këtë herë qeshi mes lotësh. S’do ia harroj kurrë fytyrën kësaj nënokje. 64 vjeç i kishte mbi shpinë, ama dukej si 80 e më shumë!

I premtova se një ditë do i shkoja në shtëpinë e saj…
p.s
Nëne dikush dëshiron, mundemi që për një muaj ta marrë nënën nën kujdes për t’i siguruar një thes me miell dhe ushqime te tjera të nevojshme. Kushtojnë 6 mijë lekë të reja miell dhe ushqime. Duke u bërë shumë nga ne, mundeni që për shumë muaj, nënës t’ia sigurojmë bukën e gojës!

Nga: Osman Stafa