Ballina POLITIKE “Në shërbim të Dibranëve. Me përkushtim për Dibrën”, zbulohet slogani dhe posteri...

“Në shërbim të Dibranëve. Me përkushtim për Dibrën”, zbulohet slogani dhe posteri i Luan Hakës

0

Kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën, Luan Haka, ka prezantuar sloganin dhe posterin e fushatës elektorale të 6 Marsit.

“Në shërbim të Dibranëve. Me përkushtim për Dibrën”, është slogani dhe posteri i Luan Hakës.

NJOFTIMI I PD

Votoni Partinë Demokratike

Votoni Luan Haka për Kryetar të bashkisë Dibër

Luani është lindur dhe rritur në Dibër, dhe e banon në Peshkopi me gruan dhe djemtë e tij. Ai është i diplomuar ekonomist dhe ka përvojë të gjatë në shërbim të banorëve të Dibrës si drejtor i Auditit në Prefekturën e Dibrës, si Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe si drejtor i ISKSH. Në këto funskione, Luani ka qenë vazhdimisht në kontakt me banorët e krejt zonës duke ju ofruar atyre ndihmë maksimale.

Angazhimi politik në PD Luani e ka nisur që me themelimin e saj si anëtar i thjeshtë e deri në postin e sekretarit të degës.

Propozimin nga drejtuesit e degës Dibër për të kandiduar si kryetar bashkie, Luani e konsideron një nder dhe vlerësim për të qenë sërish në shërbim të qytetarëve dibranë. Lidhja e tij me Dibrën është e fortë dhe e pandashme.

(Mattv.al)

Exit mobile version