Në rrezik rruga nacionale, asnjë sinjalistikë e vendosur nga firma

Në rrezik rruga nacionale, asnjë sinjalistikë e vendosur nga firma

Reshjet e fundit të shiut kanë dëmtuar më shumë rrugën nacionale Burrel – Klos në fshatin Suç. Në degëzimin e fshatit Kurdari, rruga është gërryer nga poshtë një fenomen ky i nisur prej kohësh.

Megjithëse është bërë problem mediatik disa herë, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë ende asnjë masë. Këmbët metalike të barrirave anësore kanë mbetur në ajër, për shkak të shembjes që ka pësuar ana e poshtme.

Siç duket nga pamjet, situata mbetet e rëndë sidomos për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Klosit. Duke qenë se asfalti nuk është prishur, zgavra e krijuar poshtë tij nuk duket nga rruga, duke bërë që të vihet në rrezik jeta e drejtuesve të automjeteve.

Jo vetëm që nuk janë marrë masa për parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të rrugës, por as nuk është vendosur ndonjë sinjalistikë për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për rregzikun që ju kanoset teksa kalojnë aty.

Banorët e Suçit dhe drejtuesit e mjeteve vazhdimisht kanë bërë apel për ndërhyrje, por deri tani apeli i tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi nuk ka asnjë reagim as nga Autoriteti Rrugor Shqiptar e as nga firma “Alko-Impex” që mirëmban këtë rrugë