Në pritje të rinisjes së kampionatit. Burreli në formë, fiton tjetër miqësore

0

Ekipi i Burrelit ashtu siç kishte premtuar ka zhvilluar nje tjetër ndeshje miqësore këtë të shtunë. Matjanët luajtën kundër ekipit Turbina që garon në grupin B të kategorisë së parë.

Edhe kjo ndeshje kishte si qëllim evidentimin e problemeve teknike në skuadër. Megjithatë matjanët e kanë fituar këtë sfidë me cerrikasit me rezultatin 4 me 2.

Për Burrelin kanë shënuar Takahashi, Vecaj, Sefgjini e Rexhepi.

Duket se skuadra e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj ka premisa për këtë sezon për t’i bërë ballë garës së fortë në grupin A.