Në pritje të nisjes së sezonit. Burreli nesër tjetër miqësore me Kastriotin

0

Teksa ekipi matjan ka mbetur “peng” i bojkotimit të ekipeve të Superiores, drejtuesit e ekipit kanë rënë dakort për zhvillimin e një tjetër miqësorje.

Bëhet fjalë për një ndeshje testi ndaj krutanëve të Kastriotit.

Ekip me të cilin kemi luajtur edhe disa javë më parë duke i mposhtur me rezultatin 2 me 1.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani dhe pritet me mjaft kureshtje forma e ekipit pasi kampionati pritet të nisë javën e ardhshme.

Matjanët kanë treguar formë mjaft të mirë në miqësoret e zhvilluara duke fituar shumicën e ndeshjeve me ekipe në kategori më lart, por gjithashtu duke treguar lojë të mirë fal eksperiencës së trajnerit Samuel Nikaj.