Ballina SOCIALE Në prag të “Ballëm Sulltanit”, Baba Hysni Shehu apel për ndërhyrjen në...

Në prag të “Ballëm Sulltanit”, Baba Hysni Shehu apel për ndërhyrjen në rrugët që të çojnë në Ballenjë

0

29 Qershori është një ditë e veçantë për besimtarët bektashian sidomos për ata të Bulqizës. Në këtë datë mbahet çdo vit pelegrinazhi i “Ballëm Sulltanit” që zhvillohet pranë teqesë në Ballenjë të Martaneshit. Duke qenë se na ndajnë vetëm katër ditë nga kjo festë e shënuar, drejtuesi i teqesë së Martaneshit, Baba Hysni Shehu, i kërkon pushtetit vendor që të ndërhyjë dhe të përmirësojë gjendjen e rrugëve që të dërgojnë në Ballenjë në mënyrë që pjesmarrësit në këtë pelegrinazh ta kenë të lehtë të shkojnë atje. Duke qenë se vitin e kaluar, pjesmarrja në këtë pelegrinazh ishte shumë e kufizuar, për drejtuesin e teqesë së Martaneshit, këtë vit pritet të jetë shumë e madhe.

Exit mobile version