Në limitet e nisjes së armëpushimit, Izraeli vret shkencëtarin bërthamor në Iran
Agjencia iraniane e lajmeve NOURNEWS raportoi vdekjen e shkencëtarit bërthamor
Mohammadreza Sediqqi në një sulm izraelit në Iran para fillimit të armëpushimit. Nëntë persona u vranë të martën herët në sulmet izraelite ndaj shtëpive në
provincën Gilan, në veri të Iranit, sipas raportimit të një zyrtari lokal. Irani u përgjigj me breshëri raketash. Sulmet vranë 5 persona në qytetin jugor
izraelit të Beershebës. Izraeli radakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një
armëpushim me Iranin, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit. Izraeli e
ka arritur qëllimin e tij për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të
Iranit”, tha zyra e kryeministrit. Në të njëjtën kohë, ai falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për
mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe “pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e
kërcënimit bërthamor iranian”. “Në Operacionin ” Luani Lindor “, Shteti i Izraelit shënoi arritje të mëdha
historike dhe u vendos në të njëjtin nivel me fuqitë botërore”, theksohet
gjithashtu. “Ky është një sukses i madh për popullin e Izraelit dhe luftëtarët e tij, të
cilët eliminuan dy kërcënime ekzistenciale për shtetin tonë dhe siguruan
përjetësinë e Izraelit”, përfundon deklarata e Zyrës së kryeministrit.