Në Klos kërkohet thertore, mungon që nga 2016

0
7

  Prej afro 7 vitesh pazari i gjësë së gjallë në Klos e ka humbur atë famën që kishte dikur ku mblidhte qindra njerëz çdo të dielë jo vetëm për të shitur bagëtinë, por edhe për të blerë mish të freskët. Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2016 bëri që të mbylleshin thertoret në të gjithë vendin me argumentin për të rritur sigurinë e produkteve të mishit për konsumatorët.

Ndërkohë, ato pak blektor që vijojnë ta frekuentojnë tregun e së dielës në Klos, thonë se vendimi i ministrisë i ka dëmtuar shumë sepse blerësit hezitojnë t’i blejnë të gjalla bagëtinë për mish. Ata shprehen se e kanë të pamundur të frekuentojnë thertoret e largëta pasi ka kosto të lartë.

Dikur në pazarin e së dielës në Klos bëhej tregti e madhe e mishit pasi blektor jo vetëm nga zonat e Klosit por edhe më gjerë vinin këtu për të shitur blektorinë.