Në kërkim të lulëkuqes/ Historia e Familjes Hazizi

Në kërkim të lulëkuqes/ Historia e Familjes Hazizi

Ky është çifti i bashkëshortëve Haziz e Drita Jonuzi nga fshati Podgorc i Dibrës. Në këtë periudhë ata mundohen të sigurojnë të ardhura ekonomike për familjen e tyre dhe këtë e bëjnë duke mbledhur bimë medicinale. Kjo është koha e lulëzimit të lulëkuqes, ndaj çifti Jonuzi janë në kërkim të tyre. Hazizi e Drita po mbledhin petalet e lulëkuqes ku të munden, e ndalesa e radhës ishte ajo në afërsi të Gjoricës në Bulqizë përgjatë rrugës së Arbrit. Hazizi na tregon se kjo është mënyra e vetme që ata të sigurojnë të ardhura ekonomike për të jetuar, pasi ndihma sociale që merr nga shteti nuk mbulon shpenzimet e familjes së tij prej 6 anëtarësh. Çifti i bashkëshortëve thotë se nuk marrin pension, ndaj dhe e gjithë familja angazhohet në këtë periudhë për të mbledhur bimë medicianale dhe është e ndarë në dy grupe. Haziz Jonuzi shprehet se në mungesë edhe të tokës për tu marrë me bujqësi, e vetmja mënyrë për të siguruar para i ka mbetur të dalë në kërkim të bimëve medicinale.