Kreu i PD, Lulzim Bashës ndodhet në Fier ku po mban edhe fjalën para demokratëve.
Basha është shprehur se qytetarët dhe demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe se do ta lënë pas të shkuarën.
Ai përmendi edhe 8 janarin duke thënë se pati një vijë të kuqe që i ndau përgjithmonë. Basha i urojë dhe postin e ri Enkelejd Alibeajt si kryetar u Grupit Parlamentar.
“Nga Fieri ushtin sot mesazhi i demokratëve “zgjedhim të ardhmen” jo për veten tonë, për familjen tonë politike, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjen tona për Fierin, Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ku qëndrojmë dhe cfarë jemi gati të bëjmë në këto ditë aspak të lehta. Sot është 16 janari edhe këtë në Fier është ftohtë, jo sipas nesh por sipas statistikave gjysma e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpiat e tyre.
90% i shpenzojnë të ardhmet për nevojat bazë dhe nuk blejnë dot asnjë palë atlete më shumë. S’po flasim për një vend të varfër në mes të Saharasë apo Afrikë, por flasim për një vend të bekuar nga Zoti me një rracë të talentuar. Ky vend është i varfër por i vjedhur. Ëndrra për një demokraci të vertetë, për një Shqipëri si gjithë Europa ka mbetur e pa realizuar.
Në këtë betejë ne kemi sakrifikuar shumë tepër shumë për tu marrë peng nga interesat personale, demokratët na kanë dhënë shumë besim. Asnjë demokrat nuk është në borxh, ne jemi në borxh me demokratët dhe sakrificat e tyre.
Kjo është thirrja që i kam thënë dhe ish liderit që ti thërrasë mendjes. Por me 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndau përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Demokratët nuk mund të detyrohen, askush nuk mund të mbivendoset mbi demokratët. Ata demokratë fatkeq që ishin aty u përdorën si fasadë tani dua tju ftojë të gjithëve ju të gjithë demokratët që do shkojë ti takoj qytetarët në qytetet dhe fshat më fshat le ta lejmë të shkuarën pas, sepse ne kemi zgjedhur të ardhmen. Ne djall shkoftë e shkuara shkojmë drejt të ardhmes”tha Basha ndër të tjera.