
Duhej të ishte një ditë e zakonshme për mësuesen e parashkollores Habibe Kurti e cila edukon brezat e rinj në Kopshtin numër 2 të qytetit të Burrelit, por u kthye në një ditë feste për të. Duke qenë se mesuese Habibeja, kishte ditën e fundit në punën e saj para daljes në pension, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i shoqëruar nga zëvendëskryetari Myslym Zeneli si dhe stafi i tij, e surprizuan atë me një çertifikatë mirënjohjeje me motivacionin “Për kontributin e dhë në përkushtimin maksimal ndër vite për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve në kopësht, duke u bërë kështu një model frymëzimi për të gjithë trevën e Matit”.
Pas 40 viteve punë në profesionin e shenjtë të mësuesit, Habibe Kurti, urojmë të gëzojë pensionin me shëndet të plotë pranë familjes së saj.