Luan Haka kandidati i PD për kryetar bashkie në Dibër hedh dyshime se zgjedhjet e 6 marsit janë manipuluar. Në një deklaratë për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve Haka thotë se janë blerë votat.
https://www.youtube.com/embed/YHUeKqYkqWk
Haka i ka dalë në mbrojtje kryetarit te PD, Lulzim Basha duke thene se ai ka bere fushate te mire ne Diber, por banda ne pushtet sipas tij, nuk e ka mundësuar fitoren.
“Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër.
Basha ka bërë fushatë. Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.”, tha Haka.
Luan Haka në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit u rendit i treti, duke marrë 4437 vota. Zgjedhjet per kryetar bashkie ne Diber i fitoi kandidati i PS, Rahim Spahiu i cili mori 13995 vota. Ndërsa kandidati i Shtepise se Lirise, Premtim Kryemadhi u rendit i dyti me 4478 vota.