Ballina VENDI Ndryshojnë rregullat për të shkuar në Gjermani, Shqipëria futet në vendet me...

Ndryshojnë rregullat për të shkuar në Gjermani, Shqipëria futet në vendet me rrezikshmëri të lartë (Kujdes! Ja çfarë duhet të dini)

0

Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës’.

Exit mobile version