Ndryshojnë rregullat, Ambasada gjermane: Ç’duhet të dini për të caktuar një takim

0

Ambasada Gjermane në Shqipëri kanë njoftuar rregullat e reja për persona që aplikojnë për një takim për intervistë me qëllim punësimin në shtetin gjerman. Siç bëhet me dije nga ambasada, të gjithë personat e interesuar, nga data 1-17 dhjetor duhet të aplikojnë për një vizë pune, e më pas do të përzgjidhen për intervistë nga një short kompjuterik. 

JuSugjerojmë

Braktisi fëmijët për të dashurin, gruaja: E njoha në FB, kur mësoi të vërtetën më la

Aksidenti në Rinas! Humbi jetën pacientja, arrestohet drejtuesi i ambulancës

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave,”- thuhet në njoftimin e ambasadës.