Ndryshime në polici! Preken disa komisariate në vend, ja kush emërohet në Bulqizë, Krujë, Pogradec eKamëz

Ndryshime në polici! Preken disa komisariate në vend, ja kush emërohet në Bulqizë, Krujë, Pogradec eKamëz

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend. Luan Sinanaj, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit, ndërsa në vend të tij në Krujë është emëruar Santiljano Ndreu, që më herët ka mbajtur postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamzë. Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës. Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve të brendshme në Policinë e Shtetit.