Ndryshime në komisariatet Dibër e Bulqizë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur këtë të mërkurë disa ndryshime në strukturat drejtuese të disa komisariateve në mbarë vendin. Këto ndryshime kanë përfshirë edhe komisariatin e Dibrës dhe atë të Bulqizës.
Kështu, Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndërsa shefi i Komisariatit të Dibrës, Kryekomisar Altin Lila është emëruar Specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sakaq, Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, transferohet Shef Komisariati në Bulqizë. Po ashtu, Kryemomisar Edvin Peci, i cili mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Bulqizë, është emëruar Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë.
Rreth 10 muaj më parë janë emëruar të gjithë drejtuesit e rinj të komisariateve në mbarë vendin nga drejtuesi i policisë së shtetit Ilir Proda, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura arsyet e këtyre lëvizjeve të fundit në disa nga komisariatet e vendit.