
Rruga nacionale Burrel – Skuraj e përgjithësisht lugina e Shkopetit ishte një problem i madh sa i përket ndotjes. Drejtuesit e mjeteve apo udhëtarët hidhnin mbeturina përgjatë kësaj rruge teksa konsumonin ushqime gjatë udhëtimit. Megjithë fushatat e bëra nga pushteti vendor në Mat, për pastrimin e këtij aksi të rëndësishëm situata problematike rikthehej menjëherë pas aksioneve të pastrimit. Rruga mbusheshej me mbeturina të hedhura përgjatë saj, duke shkaktuar jo vetëm ndotje, por edhe një panoramë të shëmtuar luginës së bukur të Shkopetit. Për tju ardhur në ndihmë udhëtarëve, drejtuesve të automjeteve apo bzineseve që operojnë në këtë rrugë, Bashkia Mat ka vendosur disa kontejner për hedhjen e mbeturinave. Ato janë vendosur në pika kyçe ku dhe ndotja ka qenë më e madhe. Tashmë është në dorën e qytetarëve që lëvizin në këtë aks rrugor që mbetjet nga ushqimet që konsumojnë gjatë udhëtimit, t’i hedhin në kontejner e jo në rrugë, siç dhe është bërë deri sot. Kontejnerët do të pastrohen nga firma që menaxhon pastrimin e mbeturinave në Bashkinë Mat dhe ato do të tërhiqen sipas një grafiku të përcaktuar.