Sasia e madhe e reshjeve të shiut e rënë dy ditët e fundit ka nxjerr në pah një tjetër problematikë me të cilën vijon të përballet vendi ynë, ndotjen e mjedisit. Efektet e kësaj ndotjeje shihen mbi lumin Mat. për shkak të fryerjes së përrenjëve dhe vetë lumit, ky i fundit ka po transporton gjitha mbetjet plastike që i mbledh që në burimin e tij.

Pamja është vërtetë e trishtë teksa sheh mbetje të llojeve nga më të ndryshmet, që nga plastika, leckat, qelqi e metali që lundrojnë mbi lum, duke iu drejtuar liqenit të Ulzës.

Ndotja e shtratit të Lumit Mat vijon të jetë një problematikë më vete. Tonelata mbeturina vijojnë të jenë në pemët që ndodhen në shtratin e këtij lumi. Kjo problematike ka nisur që në vitin 2016, ku tejfryerja e lumit Mat, jo vetëm mblodhi mbeturina të shumta, por shkaktoi edhe përmbytje të banesave në fshatin Myzë e Xhetanit.

Mbeturinat që grumbullohen nga e gjithë lugina e Matit përfundojnë në liqenin e Ulzës, duke shkaktuar një ndotje të tmerrshme të këtij liqeni e duke dhënë efekte edhe në gjallesat që rriten në të.