Ndotet rruga Qaf Buall – Krastë. Në çdo cep të rrugës hedhin mbeturina

0
12


Të shohësh rrugë të ndotura nga hedhja vend e pa vend e mbeturinave nuk është aspak çudi në vendin tonë. Në çdo rrugë gjen pirgje me mbeturina të hedhura nga persona të papërgjegjshëm.
Edhe aksi rrugor Qaf Buall – Krastë ka të njëjtën panoramë si rrugët e tjera. Në këtë aks rrugor janë hedhur mbeturina nga më të ndryshme në disa pika, duke shkaktuar një ndotje të madhe të mjedisit.

Megjithëse pak metra më larg është venddpozitimi i mbeturinave të Bashkive Bulqizë e Klos, subjekte tregtare apo familjar i depozitojnë ato në natyrë të hapur anash rrugës.
Hedhja e mbeturinave përgjatë këtij aksi rrugor jo vetëm që krijon një pamje të shëmtuar të zonës përreth, por pasojat më të mëdha do të biejnë mbi mjedisin e për rrjedhojë edhe në shëndetin e qytetarëve.
Autoriteteve vendore iu është kërkuar me forcë nga qeveria dhe ministria e mjedisit që të mbajnë pastër territorin, e nëse konstatojnë ndotës të veprojnë sipas dispozitave ligjore në fuqi.