Ndizet pema e vitit të ri në Burrel, Malaj uron festat

0

Mbrëmjen e djeshme Bashkia e Matit bëri ndezjen simbolike të pemës së festave të fundvitit.

Dhjetra qytetar e fëmijë e ndoqën nga afër momentin e nisjes së atmosferës festive në qytetin e Burrelit. Ndezja e dritave është shoqëruar edhe me aktivitet artistik nga Qendra Kulturore e Fëmiëjëve Mat. Fëmijët e kësaj qendre i dhanë atmosferë festive natës së ndezjes së dritave të pemës simbol të festave të ndërrimit të viteve.

I pranishëm ishte edhe vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili në fjalën e tij uroi për festa të gëzuara të gjithë familjet matjane.

  Pema simbol e festave të fundvitit është vendosur në sheshin “Kastriotët” para godinës së Bashkisë Mat, shesh i cili u pushtua nga gëzimi i fëmijëve që ishin pjesë e aktivitetit.