Ndikimi i rritjes së çmimit të naftës tek fermerët, Susaj: duhet ulur akciza e naftës dhe TVSH e imputeve bujqësore

Ndikimi i rritjes së çmimit të naftës tek fermerët, Susaj: duhet ulur akciza e naftës dhe TVSH e imputeve bujqësore

Përjashtimi i mbështetjes me naftë të fermerëve nga programi i suvencioneve të bujqësisë për vitin 2026, është tjetër goditje që pësoi ky sektor pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që këtë vit të mos jepet naftë për fermerët, por skema të jetë e shpërndarë në drejtime të tjera. Për ekspertët e bujqësisë kjo është një tjetër goditje e rëndë për sektorin, duke marrë shkas edhe nga çmimi aktual i naftës. Pedagogu i Universitetit Bujqësorë të Tiranës, Prof.Dok Lush Susaj tha se në këtë moment shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht duke ulur akcizën e naftës dhe TVSH për imputet bujqësore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt tek fermeri. Profesori i Vreshtarisë dhe Ampelografisë shton gjithashtu se sistemi i karburanteve duhet të jetë si ai i vendeve fqinje ku në këtë mënyrë nuk preket direkt fermeri. Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar direkt në uljen drastike të sipërfaqes së tokës së punuar për këtë sezon pranveror në të gjithë Qarkun Dibër.