Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj priti këtë të hënë Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank, Kristian Kanakaris në kuadër të bashkëpunimit dy plaësh të nisur në fushën e edukimit. Raiffeisen invest me kërkesë të Bashkisë së Matit si pjesë e përgjegjësisë sociale ka mbështetur projektin për mobilimin me bazë materiale të kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Burrelit. realizimi i këtij projekti i vjen në ndihmë rreth 500 fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjeç që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhen e qytetit të Burrelit. Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank Kristian Kanakaris dhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj panë nga afër mobilimin e ambjenteve të kopshteve 1 dhe 2 të qytetit të Burrelit. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm të Raiffeisen Bank theksoi se fëmijët janë e ardhmja e një shoqërie, ndaj është dyfish obligim të investohet për kushte akomoduese brenda standarteve të kërkuara për ta.
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj falenderoi drejtorin e raiffeisen bank për mbështetjen e dhënë dhe se pret mbështetje të tjera në ndihmë të fëmijëve të Bashkisë së Matit.
Donacioni që kap vlerën e 17 milion lekëve të vjetra është përkthyer në shtretër, karrige, tavolina etj për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve të qytetit të Burrelit.