Ndeshjet e javës së 29 luhen me 4 Prill

Ndeshjet e javës së 29 luhen me 4 Prill

Ndeshja e play off që luajti kombëtarja e jonë e futbollit kundër Polonisë në kuadër të ndeshjeve për kampionatin botëror të futbollit 2026, ka bërë që të shtyhen ndeshjet e javës së 29 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Të gjitha ndeshjet që do të luheshin këtë fundjavë janë shtyrë për tu luajtur në fundjavën e ardhshme. Sipas kalendarit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të 12 skuadrat e kësaj kategorie do të zbresin në fushë të shtunën e 4 Prillit ku do të përballen me njëra – tjetrën. Për ekipin e Burrelit kjo javë do të jetë e ngjeshur dhe intensive në stërvitje pasi do të luajë në transfertë ndaj ekipit të Laçit i cili kërkon që me çdo kusht të ngjitet direkt në superligë, pa patur nevojë që të luajë në play off me ekipin e tretë nga fundi të ligës superiore. Djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj pritet të kenë një javë të ngarkuar stërvitjeje pasi synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive pavarësisht skuadrës që do të kenë përballë. Për numrin një të pankinës matjane këto javë janë deçizive teksa kampionati po shkon drejt mbylljes dhe qëllimi tashmë mbetet qëndrimi në 6 vendet e para të renditjes së përgjithshme të kategorisë së parë. Burreli aktualisht mban vendin e 6 në tabelë me 33 pikë, por ka shumë pranë Korabin e vendit të 7 me 32 pikë dhe Besën me 31 pikë.