Ndeshja “Shqipëri-Jordani”, policia plan masash, kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse

Ndeshja “Shqipëri-Jordani”, policia plan masash, kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse
Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore të futbollit, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: rrugën “Dervish Hima”; rrugën “Gjergj Filipi”; segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse. Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.