Ndeshja me Besëlidhjen, matjanët kërkojnë arbitër pjesë e FIFA-s. Drejtori Gjoka: Duam gjykim të pastër

0

Gara në kategorinë e parë po bëhet çdo javë e më e nxehtë mes ekipeve pretendente për kreun e grupit A, Burrelit, Besëlidhjes dhe Korabit. Të shtunën matjanët luajnë në Lezhë ndaj Besëlidhjes vendase, ndeshje e cila pritet të jetë shumë e fortë.

Ndërkohë drejtues teknik të KF Burreli kanë vendosur t’i kërkojnë FSHF gjyqtarë ndërkombëtar, pra jo ata që mbulojnë kategorinë e parë.

Drejtori Teknik Klevis Gjoka tha se kundërshtari është i respektuar nga ana e tyre, por që të hiqen dyshimet e një gjykimi të mjëanshëm i ka kërkuar FSHF gjyqtarë të akredituar në FIFA.

“Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe objektivat e dy skuadrave kemi kërkuar arbitër me stemë të FIFA-s. Respektojmë kundërshtarin por është ndeshje e cila nuk duhet të vendoset nga episodet e arbitrave. Ne thjeshtë duam të luajmë një fair-play dhe të fitojë më i miri. Natyrisht që çdo ekip ka ambicjet e tij në grupin tonë por e rëndësishme është të jetë garë e pastër. Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe kush ta meritojë të ngjitet në superligë” – tha Gjoka.

Ndeshjet mes “rivalëve” për kreun e grupit A pritet të jenë të vështira sidomos në fazën e parë.