Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel.

Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel.

Prime i Big Brother VIP do të spostohet për të mërkurën, duke i lënë vend transmetimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, për kualifikueset në Botëror. Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë. Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.