Ndërtimi i Rrugës së Arbrit/ Mbi 16 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve

0
8

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rruga e Arbrit” (shtesa) do të shpronësohen në vlerën e përgjithshme prej 16 808 960 lekësh.

Vendimi për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rruga e Arbrit” ka hyrë sot në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit tokë “arë” dhe “pemëtore”, me vlerë 16 808 960 lekë.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 16 808 960 lekësh të përballohet nga fondet buxhetore për vitin 2020, të miratuara në zërin “Shpronësime”, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, në programin buxhetor “Transporti rrugor”.

Shpenzimet procedurale në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa afati i përfundimit të shpronësimit është 3 muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Copyrights: ATSH