Në lidhje me ndërtesën e rrezikshme në Bulqizë ku dikur përdorej si pikë për grumbullimin e mineralit të kromit, ka reaguar edhe nënprefekti Avni Muliu. Ky i fundit tha se është njohur me problemin e kësaj godine e cila ka marrë goditje të madhe edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar.
Muliu u shpreh se për këtë ka nisur një shkresë për të gjetur pronarin e objektit, për tju kërkuar shembja totale e ndërtesës. Për shkak se aty ka patur mineral kromi dikur, fëmijët e vegjël shkojnë për të gërmuar, ndërsa ju rrezikohet jeta nga muret gati të shembura.
Banorë të zonës dhe vetë nënprefekti i Bulqizës tha se bashkia duhet të ndërhyjë sa më parë, për të shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme.