
Shumë nga objektet publike të ndërtuara para viteve 90-të në qytetin e Peshkopisë janë lënë në mëshirë të fatit. E tillë është edhe godina e ish fabrikës së miellit në lagjen “Grumbullimi” të Peshkopisë. Objekti në fjalë jo vetëm që nuk është shfrytëzuar më pas proshjes së regjimit monist, por përkundrazi është lënë në një gjendje të tillë që po rrezikon jetën e banorëve që jetojnë aty pranë. Këta të fundit shprehen se rënia e gurëve apo sedeve të tjera nga kjo ndërtesë po ju rrezikon jetën, sidomos të fëmijëve. Banorët shtojnë se i kjanë kërkuar disa herë pushtetit vendor që të ndërhyjë e ta shembë totalisht objektin sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi njerëzore. Meraku më i madh është për fëmijët, të cilët shoqërohen nga prindërit kur shkojnë në shkollë dhe monitorohen teksa luajnë përpara shtëpive në mënyrë që të mos i afrohen godinës. Një tjetër problem i ish fabrikës së miellit është edhe prania e madhe e mbeturinave brenda tij. Madje banorët shkojnë më tej teksa thonë se aty ka edhe kafshë të ngordhura si qen e mace, të cilat janë bërë burim infeksioni për të gjithë.
Banorët e kësaj lagjeje i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë sa më parë, të shembë këtë objekt pasi jeta e tyre vlen më shumë.