Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi! Pësoi arrest kardiak në Itali

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi! Pësoi arrest kardiak në Itali

Këngëtari Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në Itali. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ishte në një koncert në Bologna, Itali. Ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, fatkeqësisht artisti nuk ka mundur të mbijetojë.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.

Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Kolegë, miq dhe figura të njohura të ekranit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e artistit, i cili prej vitesh ishte një emër i dashur për publikun.