Ndërron jetë gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Njoftohet se ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa shenja jete.

Artur Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ka qenë gazetar, publicist dhe drejtues emisioni. Ai ka qenë i biri euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Artur Zheji ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri, duke mbajtur funksione drejtuese në disa media. Veprimtaria e tij ka përfshirë analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.