![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ndërroi jetë sot në moshën 75 vjeçare. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Facebook-un zyrtar të aktorit.
Kush ishte Mirush Kabashi
Mirush Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës. Familja e të atit ishte me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë Kabashi u rrit në qytetin bregdetar të Durrësit. Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.
Mirushi vazhdoi punën në teatrin e Durrësit vazhdoi deri në vitin 1994, duke mbajtur edhe pozicionin e drejtorit nga 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues ndërsa në vitin 2002 dhe në vijim kaloi në Teatrin Kombëtar.
Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 në Teatrin Kombëtar. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare, me rreth 100 role në teatër dhe filma.
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2023/12/640-0-607ae86bc1d6a.png?w=696&ssl=1)
Disa nga filmat ku ai ka luajtur janë: Kronikë provinciale, Ne dhe Lenini, Nata, Edhe ashtu edhe kështu, Binarët, Telefoni i një mëngjesi, Shoqja nga fshati, Një ndodhi në port, e shumë pjesë të tjera artistike. Mirushi njihet gjithashtu edhe për interpretimet artistike të poezive.
Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrinte që të krijonte një komunikim tejet të afërt me publikun.
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2023/12/makuu-1024x538.webp?resize=696%2C366&ssl=1)
Çmimet dhe Nderimet
Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” të Ilir Bezhanit.
Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi u vlerësua me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes 1000 aktorëve pjesëmarrës nga 46 vende të botës. Në vitin 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, duke iu shtuar titujve të fituar më parë “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.
![](https://i0.wp.com/www.kultplus.com/wp-content/uploads/2018/04/maxresdefault-3-1.jpg?w=696&ssl=1)
Filmografia
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)
Nata (1998)
Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
Binarët (film) (1987)
Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake
Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios
Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit
Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa