Ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona të Matit, vazhimisht problem për banorët
Investimi që po bëhet në ndërtimin e linjës së re të transmetimit të energjisë elektrike nga nënstacioni në Komsi në drejtim të Dibrës ka bërë që prej shumë ditësh të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa fshatra të rrethit të Matit e kryesisht në Klos. Duke qenë se kjo ndërprerje ka ardhur në pikun e vapës, banorët e Klosit, por edhe grupet e biznesit janë të shqetësuar sa i përket humbjeve që kanë. Disa biznese janë detyruar të përdorin gjeneratorë si para 20 vitesh, ndërsa shqetësim i madh është për abonentët familjar të cilët e kanë thuajse të pamundur të vendosin gjeneratorë elektrikë. Banorët kërkojnë të rishihet koha e investimit në rrjetin elektrik, në mënyrë që të mos ketë kaq shumë ndërprerje në një periudhë kur ka shumë nevojë për energji elektrike.
Ndërkohë, nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, i cili bën edhe stakimin e energjisë elektrike, nuk është bërë asnjë njoftim mediatik për kohëzgjatjen e ndërprerjes së energjisë në këto zona.