Ndërhyhet në rrugën që lidh dy lagjet e fshatit Rripë, Barruku e Alla

Ndërhyhet në rrugën që lidh dy lagjet e fshatit Rripë, Barruku e Alla

Rruga që lidh dy lagjet e fshatit Rripë “Alla” e “Barruku” në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ishte bërë thuajse e pakalueshme për shkak të shembjes që kishte pësuar pak metra larg shkollës “Veli Alla”. Kjo pjesë rruge ka pësuar vazhdimisht shembje duke rrezikuar edhe një banesë e cila ndodhet poshtë saj. Ndërkohë, Bashkia e Klosit ka ndërhyrë duke i ndërtuar një mur mbrojtës në mënyrë që të mos ketë shembje në të ardhmen. Bashkim Kurti shprehet se vazhdimisht banesa e tij ka qenë e kërcënuar nga shembja që pësonte rruga prej shumë vitesh. Edhe pse ka qenë ndërhyrë, zgjidhja nuk ka qenë përfundimtare. Ai shpreson se me ndërtimin e murit të ri mbrojtës të mos ketë më rrezik shembjeje. Shembja e kësaj rruge jo vetëm ishte problem për familjen Kurti por edhe për banorët e lagjeve “Alla” e “Barruku” të cilët mbeteshin të izoluar.